Rama i ftuar në ceremoninë për Ursula von der Leyen: Privilegj të isha mes personaliteteve në ndarjen e çmimit “Karli i Madh”

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Madh “Karli i Madh” në Gjermani, ku u nderua presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e cilësoi një privilegj të veçantë pjesëmarrjen në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke e përshkruar Von der Leyen si një “mike të çmuar”.

“Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjoz ‘Charlemagne Prize’ për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen”, shkroi Rama.

Pjesë e ceremonisë ishin personalitete të shumta evropiane, mes tyre edhe kreu i CDU-së, Friedrich Merz, si dhe ish-eurodeputeti Elmar Brok. Takimi i Ramës me Brok mori vëmendje, për shkak të mbështetjes së hershme që ky i fundit ka shfaqur për liderin e opozitës, Sali Berisha.