Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria është afër fillimit të financimit të planit të rritjes me një shumë prej 1 miliardë eurosh. Ai theksoi se marrëveshjet financiare që hapin rrugën për këtë financim janë aktualisht në shqyrtim në Parlamentin e Shqipërisë.
“Parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i hapin rrugë fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë,” tha Rama, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
Kryeministri Rama i drejtoi një mesazh të qartë Komisioneres Kos, duke theksuar: “E dashur Marta, ne duam lekët tona.” Ai nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të disbursimit të fondeve, duke theksuar se këto janë mjete të domosdoshme për realizimin e projekteve dhe iniciativave të planifikuara në kuadër të planit të rritjes.
View this post on Instagram