Rama hap Samitin Politik Europian: Ju rrethuam nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Europën

Ka nisur Samiti Politik Europian në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama që mbajti fjalën hapëse, duke përshëndetur liderët europianë të mbledhur në kryeqytetin shqiptar.

Rama e cilësoi këtë ditë si një nder të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe popullin e saj, duke theksuar se samiti po zhvillohet në një vend të veçantë, i rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme europiane.

Edi Rama: “Europa është udhëtim dhe ky udhëtim është bërë i vështirë. Më besoni që jam në vështirësi të gjej fjalët për të hapur këtë samit. Nder i jashtëzakonshëm për të gjithë vendin dhe popullin tim t’ju mirëpresim të gjithëve. Në këtë shtëpi të kërkuar posaçërisht për këtë, ku nuk jeni të rrethuar nga zbrazëtia e një vendi takimesh, por nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Europën.”