Rama: Gjysma e parave të fushatës së 14 majit do të shkojë për mbjellje fidanësh

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Ju ftojmë që të na ftoni për gjysmën e fushatës se pastaj do të bëjmë gjysmën tjetër.