Rama ftohet nga Universiteti Italian, surprizohet në ceremoni: Kur e kuptova se ishte më shumë…
Kryeministri i vendit, Edi Rama është ftuar në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik me ftesë të universitetit, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t.
Në këtë ceremony Rama është vlerësuar nga universiteti me titullin “Urdhri i Minervës”.
“Kur mora këtë mesazh, këtë ftese, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik.
Pastaj, kur e kuptova se ishte më shumë, le të themi i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme, që kishin marrë më parë këtë titull, u ndjeva pak në siklet.
Sepse unë e them gjithmonë se jam i vetmi në qeverinë time që nuk kam kam një titull akademik, të gjithë e kanë”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi sot përpjekjet e Shqipërisë, për të integruar programet e universiteteve me ato evropiane dhe italiane .
“Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha Rama.