Rama ftesë të rinjve: Mundësi e mirë të bashkoheni në FA

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë sërish thirrje të rinjve që të bashkohen Forcave të Armatosura.

Sipas Ramës për këtë kategori përveç rritjes së pagës me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024.

NJË FTESË për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë

Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, thuhet në postimin e tij.