Rama flet për tmerret e luftës në Gaza: Hamasi një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë
Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve foli në lidhje me luftën mes Hamasit dhe Izraelit.
Rama: Dua të adresoj elefantin në dhomë. Nuk është e lehtë të mbajmë këtë takim nën sfondin e sulmeve të dhimbshme dhe vuajtjeve që solli sulmi i 7 tetorit për popullin e Izraelit dhe dhimbjet që lufta në Gaza po sjell për shumë palestinezë të pafajshëm.Ndërsa bota mund të jetë e ndarë në lidhje me mënyrën si mund të dalim nga kjo luftë, është pa dëshmuar klithmat e dhimbjes së njerëzve në Gaza, është marrëzi me pasoja shkatërruese të mos jemi të bashkuar në luftimin e terrorit.Hamasi një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë.