Rama flet për momentin kur i ra tavolinës: Kështu ma nxorën edhe sëpatën për të thënë se jam i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar momentin kur i ra tavolinës gjatë lives në Instagram.

Ai e ka cilësuar këtë moment si një moment që ndihmon për të dalluar ata që janë me të vërtetë pas kauzës dhe atyre që janë thjesht në rolin e kritikëve.

Rama ka thënë se ngjarja është një shenjë që ndan ata që janë të përkushtuar dhe që luftojnë për skuadrën nga ata që bëjnë thjesht ‘show’.

Rama: Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.

Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)