Rama flet për kreun e SPAK: Altin Dumani, burrë me integritet që ka solidaritetin tim

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e cilësuar si një burrë të ndershëm me integritet.

Gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, Rama theksoi se Partia Socialiste ka qenë forca politike që i dha mundësinë Dumanit të veprojë pa precedent ndaj personave me pushtet, duke theksuar se nuk i kanë lënë “rob shtëpie pa i thënë”, por ai ka gjithmonë solidaritetin e tij.

Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.

Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.

Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama.