Rama: Fitorja 4 me 0 në Kavajë, PS mbi “Kënetën Madhështore”, mezi pres rezultatet e “Mamicës”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me optimizëm garën elektorale në Kavajë, duke theksuar se mezi pret të shohë rezultatin e 11 majit.

Ai vlerësoi Elisa Spiropalin, e cila ka marrë drejtimin e PS-së në këtë qytet, duke e quajtur atë “Mamicën” dhe duke theksuar sukseset e mëparshme të saj në Kamzë dhe Shkodër.

Në një mesazh për pjesëmarrësit në fushatë, Rama ka nënvizuar rëndësinë e gruas dhe vajzave për fitoren e PS-së, duke theksuar që në garën e këtij viti, PS ka 71 përfaqësuese gra dhe vajza, ndërsa përqindja e 52% e tyre është një tregues i fortë i angazhimit të grave në politikë.

Rama e konsideroi Kavajën një fitoren të sigurt për PS, duke thënë se kjo është një “fitore 4 me 0” kundër “Kënetës Madhështore”, një shprehje që ai përdori për të përshkruar PD-në. Ai gjithashtu e kritikoi PD-në për moszgjedhjen e kandidatit të saj të “Primarëve” dhe e quajti atë një gabim të madh politik.

Rama theksoi se PS ka ofruar dy deputetë gra nga Kavaja, Elisa Spiropalin dhe Ilva Tërshana, duke përfshirë gjithashtu dy kandidatë burra si ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe një tjetër nga Kavaja, për të siguruar një garë të fortë dhe të balancuar.

Edi Rama: Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të beta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish0kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore.