“Rama është delja e zezë e Europës” – Berisha: PPE e damkosi si armik të fjalës së lirë, përmendet mbyllja e TikTok-ut dhe kapja e drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me gazetarët, duke iu referuar rezolutës së miratuar nga Kongresi i Partive Popullore Europiane në Valencia.
Berisha deklaroi se kjo rezolutë e ka damkosur Ramën si “delja e zezë e Europës” dhe armik të fjalës së lirë, duke përmendur ndër të tjera mbylljen e TikTok-ut dhe kontrollin mbi drejtësinë si dëshmi të autokracisë së tij.
Deklarata e Berishës:
Rezoluta e PPE-së damkosi përfundimisht Edi Ramën si varroësësin e fjalës së lirë. Rezoluta denoncon hapur Ramën dhe pushtetin e tij, duke e shpallur armik të fjalës së lirë.
Ai mbylli Tik-Tok për të lënë fjalën e lirë si asnjë vend në Europë. Rama është kapësi i drejtësisë, duke mos ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të korrupsionit.
Gjithashtu, rezoluta përmend si problem blerjen e votës, shpërdorimin e pushtetit me administratën për të ndikuar në zgjedhje. Rama është delja e zezë e Europës.
View this post on Instagram