Rama: “Ejvallah, ambicia jonë, të kalojmë 2 mld euro shkëmbime mes dy vendeve”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka shprehur falenderimin për vizitën e Erdogan në Tiranë, ndërsa ka treguar edhe një detaj nga takimet e herë pas hershme mes dy liderëve.

Rama ka treguar se në çdo takim, Erdogan shprehet se niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, nuk e pasqyron siç duhet potencialin mes dy vendeve.

“Përsëris për të disatën herë falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit qeveritar. “Ejvallah”. Jam vërtetë shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e 2 të Këshillit të nivelit të lartë të bashkëpunimit që konfirmuam vendosmërinë për të bashkëpunim, por mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra dhe potencialin e kësaj marrëdhënieje.
Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi e me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, nuk e pasqyron siç duhet potencialin mes dy vendeve”, tha ai.