Kryeministri Edi Rama e ka prezantuar edhe në OKB planin për të shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë. I pranishëmnë Selinë e Kombeve të Bashkuara, Rama përsëriti deklaratën që dha për New York Times, duke shtuar se burime i frymëzimit për këtë nismë është bërë Shënjtorja Nënë Tereza. Sipas kryeministrit, një shtet sovran brenda brenda Tiranës, do të jetë një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërruar në të vetmin vend që kishte më shumë hebrenj gjatë Holokaustit. Pas rënies së Kabulit, ne strehuam disa mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerancë e bashkëjetese të paqtë.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘The New York Times’ thotë se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Selia Botërore e Bektashinjve ka reaguar gjithashtu dhe e ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht Sovran.
Mes të tjerash Rama tregoi në OKB se ku është frymëzuar për krijimin e shtetit sovran Bektashi në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Samitin për të Ardhmen në asamble, Rama i kujtoi edhe një herë botës shembujt e mirë që shqiptarët kanë dhënë përgjatë historisë në dobi të njerëzimit.