Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë hapur 400 vende pune në Forcat e Armatosura.
Ai fton qytetarët të aplikojnë dhe thotë se me rritjen e pagës me 7%, ushtarakët shqiptarë tanimë janë ndër më të paguarit në rajon.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://ëëë.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ