Rama: Do vijë dita që ministri të jetë AI – s’ka kushërinj, s’prish punë, vetëm efikasitet!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në qytetin e Beratit një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku diskutoi mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt vitit 2030 dhe sfidat që lidhen me integrimin në Bashkimin Europian.
Në fokus të takimit ishin zhvillimet digjitale, inteligjenca artificiale dhe roli i teknologjisë në administratën publike.
Në një deklaratë të pazakontë, Rama tha se shumë shpejt inteligjenca artificiale mund të bëhet pjesë aktive e strukturave të qeverisë.
“Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i një bordi. Mund të vijë dita që në qeveri të kemi një ministër AI. Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa për të prishur proceset,” – u shpreh ai.
View this post on Instagram