Rama: Do të rishihet mosha e daljes në pension, problem mbetet deklarimi real i pagave

Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët në Korçë, Kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit ka një informalitet sa i takon deklarimit të pagave.

Rama tha se në sektorin e ndërtimit nuk ka më paga 500 apo 700 mijë lekë në muaj, sikundër në sektorin e turizmit pagat janë sa në Greqi.

Rama paralajmëroi se nuk do të pranohen më deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin. “Do ua rikthejmë për rishikim dhe nëse nuk reflektojnë, atëherë do të përballen me pasojat ligjore dhe penale, pasi ne e konsiderojmë si vjedhje të pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri u shpeh se nga pagat e rritura në sektorin publik ne marrim më shumë sigurime shoqërore, por shtoi se pasi u rritën kontributorët në skemë, ku shumica kanë qenë nga sektori privat tani kemi një rritje të pagave reale, por kemi një fshehje nga ana e sektorëve.

“Nuk ekziston në Shqipëri në ndërtim pagë 500-600-700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër. Këta ju japin 500 euro në bankë dhe i thonë na dhe 500 të tjera në dorë.

Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto i hap vetes gropën kur të dalë në pension. E njëjta gje ndodh me sektorin e turizmit. Pagat në turizëm janë paga si në Greqi, prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia.

Ne nuk do tja pranojmë më deklarime të tilla dhe tani Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka cuar një njoftim tek të gjitha bizneset që të kenë parasysh që në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale. Nëse do na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin do kthehet prapësht dhe do ti themi nëse nuk e rishikon pasojat janë penale jo civile dhe për ne është vjedhje e pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh që të rriten pensionet duhet që të mblidhen sigurimet.

Ai gjithashtu tha se me rritjen e jetëgjatësisë, duhet të shikohet edhe koha e daljes në pension. Në këtë kuadër

Rama tha se brenda pak ditësh do të bëhet e ditur edhe bonusi që do të përfitojnë pensionistët në fundvit, duke e cilësuar këtë si hapin e parë të skemës që do të pasohet nga rritja e pensioneve.

“Pensionet janë si drejtësia. Asnjë forcë tjetër në këtë vend nuk mund të bënte këtë që po bëhet me drejtësinë, sikundër asnjë forcë tjetër në vend nuk do të mund të bëjnë atë që Partia Socialiste do të bëjë për pensionet”, tha Rama.

Ai theksoi se pensionistët në shumicë mbështesin PS-në, por ka edhe nga ata që mbështesin maskat e Sudes, qofshin 80 apo 30 vjeçare.

“Të paktën ta dinë këtë gjë, pavarësisht se për inatin tonë, shkonë flenë me maskat e Sudes. Mos të na mohojnë hakun të paktën”, tha Rama.