Rama: Do të ndryshojmë statusin e investitorit strategjik


Turizmi dhe zhvillimi i këtij sektori ishte në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen Asamblesë së PS-së. Kreu i qeverisë tha se duhet të hapim një kapitull të ri për të thithur investime serioze në këtë sektor. Kreu i qeverisë paralajmëroi se do të ndryshojë statusi i investitorit strategjik.
‘Flamuri ynë ka fituar respekt kudo në arenën ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka presidencën e atij Këshilli. Duke parë në sy gjithë të metat dhe problemet që kërkojnë adresim. Detyra jon është jo vetëm të forcojmë më the imazhin e ri të vendit po ta kthejmë në kapital ekonomik për Shqipërinë. Duhet të divesifikojmë ofertën turistike të Shqipërisë.