Rama dhuron trëndafila për 8 Mars: Nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë

Kryeministri Edi Rama u ka dhuruar lule grave në Durrës për 8 Marsin, ditën e gruas. Krahas videos që ka ndarë duke dhuruar trëndafilat, Rama shkruan se “nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë.

“MIRËMËNGJES dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.