Rama dhuron gjak në godinën qeveritare: Dhurimi jo vetëm ndihmon, por ju rinon dhe rigjeneron
Kryeministri Edi Rama ka dhuruar sot gjak në godinën qeveritare, duke vazhduar një traditë të përvitshme që synon të nxisë dhurimet vullnetare. Kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve që të bashkëngjiten në këtë akt human dhe të rëndësishëm, duke theksuar se dhurimi i gjakut është jo vetëm një kontribut i vyer për jetën e të tjerëve, por edhe një mënyrë për të rigjeneruar organizmin.
“Duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd,” tha Rama, duke nxitur ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale.