Rama: Çatia e PS duhet të zgjerohet! Përse duhet të jesh drejtor dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare?


Në mbyllje të Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Rama u shpreh se ‘çatia e PS’ duhet të zgjerohet. Takimin e mbylli duke shkruar një pyetje; “Po përse duhet të jesh edhe drejtor edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare?”.
“Duhet të zgjerojmë PS. Duhet ti hapim zonë të lirë njerëzve të tjerë në forumet tona. Ne nuk mund të jemi të mbyllur më dot. Duhet të bëjmë atë që të tjerët e bëjnë se i ccon halli. Ne s’e kemi luksin që të hamë dru. Ne duhet të bëjmë vetë gjëra që të tjerët i bëjnë nga halli. Nëse kemi arritur të fitojmë kaq herë rresht të tjerët e shpjegojnë në mënyra të ndryshme sepse nue pranojnë si ka mundësi që ne fitojmë, sepse ne me të fituar zgjedhjet kemi filluar me sesi do t’i fitojmë të tjerët.