Rama batuta për fjalimet e gjata: Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për t’u zgjatur është gjithmonë i pranishëm
Rama batuta me fjalimet e gjata: Pas 4 zgjedhjeve, rreziku për të folur edhe më gjatë është gjithmonë i pranishëm
Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në forumin ekonomik ndërkombëtar “Investo në një Europë të ndërlidhur” me një batutë për stilin e tij të njohur të fjalimeve të gjata, duke pranuar me humor se kjo nuk është pika e tij më e fortë.
“Fjalimet e shkurtra s’janë pika ime më e fortë,” tha Rama, duke shtuar se pas katër zgjedhjeve dhe përvojës së gjatë politike, rreziku për të folur edhe më gjatë është gjithmonë i pranishëm.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë dhe tani po shihen rezultatet e ndryshimeve që po realizohen, duke shprehur krenarinë për arritjet e vendit gjatë mandatit të tij.
“Më besoni, askush nuk do ta kishte imagjinuar atë që po ndodh sot, për atë që ndodhi dje. Nuk po flas për imagjinatën e 100 viteve më parë, por për imagjinatën e 10 viteve më parë, të 5 viteve më parë. Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe tani jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshimeve që po realizojmë,” tha Rama.
Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia për të sjellë rezultate konkrete po rritet dita-ditës, duke pranuar se kjo është një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për vendin.