Rama batuta në Vlorë: Fishkëllima e gjatë nuk është nervozizëm, por erotizëm
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Vlorë për të prezantuar kandidatët për deputetë, ku nuk munguan batutat dhe komentet ironike. Gjatë fjalës së tij, ai reagoi ndaj fishkëllimave në sallë duke thënë:
“Fishkëllima e gjatë në Vlorë nuk është nervozizëm, është erotizëm, dashuri, pasion. Është erotizëm politik.”
Ai u ndal edhe te kandidatët për deputetë, duke i quajtur me humor Bruna Mersinin dhe Zamira Sinën si “shtrigën e Vlorës” dhe “shtrigën e çadrës”.
“E imagjinonit të shikonit shtrigën e Vlorës, Bruna Mersini, në një podium me shtrigën e çadrës? Ajo i ka lyer flokët për fushatë, por i ka të zeza. Një e zezë, një e bardhë. Kjo është PS që duam për Vlorën.”
Në vijim, Rama i bëri thirrje të pranishmëve të mbështesin ekipin e Partisë Socialiste deri në zgjedhjet e 11 majit.