Rama batuta me Tavon në Himarë: Je qejfli dhe xhentëlmen, faleminderit për guidën turistike
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Himarë, ku përveç diskutimit mbi projektet zhvillimore dhe çështjet e pronësisë, nuk munguan as batutat me kryebashkiakun Vangjel Tavo.
Rama e cilësoi Tavon si një “qejfli dhe xhentëlmen”, ndërsa falënderoi për punën e bërë me guidën turistike të qytetit.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive. Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.
Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë”, tha Rama.