Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Lezhë, ku inspektoi punimet në rrugën Rrile-Hidrovor, që lidh superstradën Lezhë-Tiranë me fshatin Rrile dhe hidrovorin e Tales. Gjatë takimit me banorët, Rama pati një moment të veçantë me një të moshuar, i cili mbante një kapele me sloganin e Donald Trump, “Make America Great Again”.
Duke e vënë re kapelën, Rama iu drejtua me humor:
“Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare! Ku e ke gjetur?”
I moshuari i përgjigjet se e kishte marrë dhuratë dhe shton me bindje:
“Jam me Trump!”
Rama vijoi batutën duke e pyetur:
“Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?”
Në një përgjigje të shpejtë, banori u përgjigj:
“Më mirë se Amerika…”
Ky moment mes Ramës dhe banorit u prit me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa inspektimi i rrugës vijoi normalisht.