Ndërtimet pa leje/ Rama: Asnjë drejtor qarku s’mund të justifikohet duke thënë ‘nuk dija gjë’

Në takimin që zhvilloi sot në Durrës kryeministri Edi Rama ndër të tjera rikujtoi gjithashtu shkarkimin e fundit të drejtorit të Policisë së Shkodrës, duke e cilësuar si një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e qarqeve.

Ndërsa i pranishëm në takim ishte dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Rama ka kërkuar gjithashtu masa të menjëhershme dhe përgjegjësi individuale nga drejtuesit vendorë, përfshirë edhe strukturat e Policisë së Shtetit.

“Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet me justifikimin ‘nuk dija gjë’, kur për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija reagon, por për 40 ndërtime pa leje nuk bën asgjë. Kjo nuk mund të vazhdojë”, u shpreh ai.