Rama: Analistë e ekspertë u fryjnë në vesh fqinjëve grekë, s’kemi debat real për Belerin
Nga Asambleja e PS kryeministri Edi Rama ka inkurajuar sërish SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë. Një koment ka pasur edhe për debatet me Greqinë për sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i arrestuar para zgjedhjeve të 14 majit.
“Arsyeja se përse u zgjata për turizmin ka të bëjë me faktin se ky momentum i këtij sektori ka të bëjë me një poshim të madh që askush se mohon që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Të gjitha këto do të jenë një stimul për të bërë më shumë nesër dhe jo një stimul për të fjetur mbi dafina. Impakt kanë pasur organet e reja të drejtësisë. Mbledhjen e shkuar iu fola troç me dyer të mbyllura. Dhe u thashë që nuk do të rresht së përsërituri disa gjëra.