Rama: AKU-ja më shumë bën dëm se punë…duhet pezulluar!
Nga Elbasani ku u mbajt dita e parë e dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, kryeministri, Edi Rama kërkoi pezullimin e veprimtarisë së AKU-së, pasi më shumë bën dëm se rregullon.
‘Në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. AKU-ja duhet të ndalohet me urgjencë të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa të miratojë, ajo po shkakton dëm. Duhet të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të analizuar të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkimit të inspektoriateve, i parashikuar me ligj, duhet të kalojë në një proces seleksionimi të kujdesshëm. Në këtë komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës’, tha Rama.