Rama: 8 satelitë të tjerë u shtuan nga kompania përveç “Albania 1” dhe “Albania 2”
I pranishëm në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit satelitor”, kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë për leximin e imazhit të territorit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se sot vendi ynë ka një bazë fantastike të leximit të territorit përmes satelitëve.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Shqipëria sot është vend lider në Ballkanin Perëndimor në 2 aspekte: 1 ka të bëjë me sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes që ka 5 elementë, në të pesta ne jemi të pranishëm me fuqinë relative në raport me atë që duam të arrijmë, por nga ana tjetër jemi të pranishëm me një vizion të kthjellët se ku duam të shkojmë. Shqipëria është e njohur si vend lider në rajon përsa i përket shërbimeve publike të digjitalizuara dhe na vjen mirë që kemi hequr një barrë të tmerrshme nga shpina përsa i përket titujve të pronësisë dhe aksesin e qytetarëve duke kaluar në një fazë të re dhe shumë të avancuar të revolucionit digjital ku kemi hyrë.
Mes të tjerash kryeministri u shpreh se procesi është jashtëzakonisht pozitiv me shumë kursim në kosto dhe me kontribut shumë të madh në mbështetje të agjesive ligjzbatuese.