Raketat mbi godinat amerikane në Katar, Trump: Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm!
Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi Iranin për “njoftimin e hershëm” pas sulmit të këtij të fundit ndaj një baze ajrore amerikane në Katar.
Në reagimin e tij, ai thotë se dëshironte që Teherani të “vazhdonte drejt paqes dhe harmonisë në rajon” dhe se “do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”.
“ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe u shkaktua shumë pak dëme” në sulmin me raketa iraniane. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më urrejtje. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe të mos lëndohej askush,” shkroi presidenti në një postim në Truth Social.