Raketa e parë evropiane për satelitë dështon në fluturimin testues, shpërthen pas ngritjes

Një raketë testuese e kompanisë gjermane Isar Aerospace, e cila synonte të hapte rrugën për lëshimet e satelitëve nga Europa, pësoi një dështim të rëndë duke shpërthyer në ajër vetëm një minutë pas ngritjes.

Raketa Spectrum u lëshua nga porti hapësinor Andøya në Norvegji të dielën në orën 12:30, por shumë shpejt nisi të nxirrte tym dhe u përplas në tokë duke shpërthyer. Pamjet e momentit dramatik u transmetuan drejtpërdrejt në YouTube.

Fluturimi konsiderohej një hap i rëndësishëm për Europën, e cila po përpiqet të futet në tregun e lëshimeve komerciale të satelitëve, me vende si Suedia dhe Britania që kanë shprehur interes për këtë industri.

Pavarësisht dështimit, Isar Aerospace e cilësoi testin si të vlefshëm, duke deklaruar se fluturimi prodhoi të dhëna të rëndësishme për zhvillimet e ardhshme. Sipas kompanisë, pas 30 sekondash fluturim, operacioni u ndërpre dhe raketa ra në det në mënyrë të kontrolluar.

Comments

Leave a Reply