Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri, reagon për herë të parë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiçi “do të duhet t’i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore. Ky është reagimi i parë i Vuçiçit pasi Radoiçiçi mori përgjegjësi për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkaq në përleshje me Policinë u vranë edhe tre sulmues.
“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore”, tha Vuçiç.
“Nëse dikush mendonte se ai [Radoiçiçi] do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, shtoi ai.