Radio Televizioni Publik i Italisë do të ‘flasë shqip’, së shpejti program kushtuar Arbëreshëve
Në Radio-Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht. Televizioni do të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve.
Kjo falë miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe.
Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.