Ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata pritjeje.
Të shumtë janë emigrantët shqiptarë që kanë ardhur për të festuar pashkët dhe tanimë po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë, por po ashtu të shumtë janë edhe ata që kanë festuar pashkët në shtetin grek tek të afërmit e tyre dhe po kthehen në atdhe.
Shihet qartë radha në të dyja kahet e pikës kufitare.
Nuk dihet nëse ka reduktim të sporteleve nga pale shqiptare apo ajo greke, apo po punohet me sporteve maksimale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ