Radhë kilometrike në Vlorë, vonesa në tragetin drejt Brindisit

Vijon fluksi i largimeve në Portin e Vlorës, ku formohen radhë të gjata për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

535 pasagjerë, 114 automjete dhe tre autobuza janë regjistruar këtë mbrëmje. Ndërkohë, ajo që vihet re lidhet sërish me vonesat e shkaktuara, të cilat janë pasojë e kontrolleve të intensifikuara, deri edhe të panevojshme, nga policia kufitare.

Këto kontrole kanë sjellë vonesa si tek pasagjerët, ashtu edhe në nisjen e tragetit drejt Brindisit. Një situatë e përsëritur këtë fillim viti në Portin e Vlorës, e cila ka krijuar radhë dhe pakënaqësi te pasagjerët.