Radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës
Emigrantët shqiptarë pasi kanë festuar Festën e Pashkës me familjaret e tyre, ditën e sotme po rikthehen për në vendet e tyre të punës.
Fluksi i madh i daljeve nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj si dhe puna me sportele të reduktuara të palës greke ka sjellë një radhë që shkon deri në 3KM,deri në afërsi të fshatit Kapshticë, radhë të cilat vijnë kështu për herë të parë pas shumë vitesh.
Shtetasit shqiptarë bëjnë e dije se kanë deri në dy orë në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Në kushte të tilla autoritetet tona të policisë kufitare kanë patur disa takime me policie kufitare greke, se pari për të shtuar numrin e sporteleve e se dyti për të punuar me procedurë të përshpejtuar per ata shtetas që janë të pajisur me dokumente greke, me qëllim thjeshtimin e procedurave në hyrje të vendit fqinj.
Gjatë ditëve të Pashkëve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë me se 40.000 shtetas.