Ra pa ndjenja në fushë, lot dhe dhimbje, shokët venë duart në kokë

Janë prekëse imazhet që vijnë nga ndeshja Egnatia-Partizani, ku Raphael Dwamena humbi jetën nga një atak kardiak. Ai nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk a ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.