Ra nga skela, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pas një rënieje fatale nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Ramadan Hatija, 66 vjeç dhe banues në Berat, punonjës i një firme ndërtimi, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i objektit në të cilin po punonte.

Ai u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë. Policia lokale ka nisur hetimet dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”,