Ra nga lartësia teksa po punonte në ndërtim, plagoset 40-vjeçari në Himarë


Një punëtor ndërtimi është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia, teksa punonte në një ndërtesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56, në Dhërmi, ku punëtori 40-vjeçar po punonte në ndërtim.
“Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.