Qytetari përplaset me protestuesit:Po më vdes gruaja në shtëpi, më hapni rrugën

 

Një incident mes një qytetari dhe protestuese që kishin bllokuar rrugën është shënuar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Qytetari ka zbritur nga makina dhe i ka kërkuar protestuesve t’i hapin rrugën, por është përzënë, goditur dhe sharë prej tyre si provokator.

Po më vdes gruaja në shtëpi. Hajde me mua, po isha unë gënjeshtar më fut në burg. Kam punuar gjithë ditën, dua të më hapet rruga të shkoj në shtëpi te gruaja, është e sëmurë me sëmundje mendore, më merr ne telefon dhe thotë hajde. Nuk kam faj, dua të hapet rruga të shkoj te gruaja në shtëpi. Nuk kisha asnjë njoftim për protestën, kam qenë gjithë ditën në majë të malit duke punuar”, tha qytetari.