Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka deklaruar se 104 vëzhgues të BE-së janë në terren për të monitoruar procesin zgjedhor në Kosovë.
“Duam të sigurohemi që të gjithë votuesit mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre,” u shpreh Loiseau në një deklaratë për mediat.
Ajo theksoi se është ende herët për të bërë ndonjë vlerësim mbi ecurinë e procesit, ndërsa njoftoi se një konferencë për shtyp do të mbahet të martën, ku do të prezantohet një përmbledhje e gjithë procesit zgjedhor.
Vëzhguesit e BE-së janë të pranishëm në të gjitha komunat e Kosovës për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ