Qytetarët shqiptarë presin Bill Clinton në bulevard


Qytetarët e Tiranës janë mbledhur në bulevardin para Kryeministrisë pasditen e sotme për të mirëpritur ish-Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Clinton ka mbërritur ditën e sotme në një vizitë diplomatike në Tiranë, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe para qytetarëve shqiptarë që kanë zgjedhur ta shohin dhe ndjekin nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.