Qytetarët protestë kundër eurodeputetit: Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën

Disa qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë kundër Fredi Belerit. Këtë protestë po e mbajnë para Shtëpisë së Europës.

Sikurse shihet në pamje, ata protestojnë duke mbajtur pankarta në duar me mbishkrime “Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën”.

Më herët, Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.