Qytetarët e Kosovës shprehin vullnetin me votë. Nis procesi i numërimit. Kryeson Vetëvendosja e Albin Kurtit, ndiqet nga PDK e LDK, AAK më pak e votuara…

REZULTATET ORË PAS ORE

Aktualisht:

PRISHTINË- Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, (9 shkurt) por do i duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.

Kur janë numëruar 73 për qind e votave, lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind të votave, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilave u referohet Radio Evropa e Lirë.

 

 

Rezultati sipas KQZ 1850 kuti të numëruara nga 2533

Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 41.99% të votave

PDK ka marrë  22.68% të votave,  kandidat për kryeministër Bedri Hamza

LDK ka marrë 17.90% të votave  kandidat për kryeministër Lumir Abdixhiu

AAK-Nisma ka marrë 7.56% kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj

Lista për familjen ka marrë 2.29%  e votave

Lista Serbe ka marrë  2.98% e votave

Ndërkohë Albin Kurti nga selia e partisë deklaroi se është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se do të vazhdojë qeverisjen në koaliicion me “Guxo” dhe “Alternativa”.

 

NJË ORË MË PARË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po përballet me vështirësi në aksesimin e faqes online. Diçka ka ndodhur me sistemin dhe faqja zyrtare e KQZ-së ka dalë jashtë funksionit.

Edhe pse zyrtarisht KQZ bën me dije se po punon për rikthimin e të dhënave, por nuk zbuloi se çfarë ka ndodhur. Nuk dihet nëse faqja ka vështirësi për shkak të klikimeve të shumta, apo po përballet me sulm nga hakerat.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para paraprake, pas numërimit të 5.29% të votave në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.18% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 25.10%. Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.28% të votave. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe partnerët e saj të koalicionit kanë marrë deri tani 8.86% të votave. Rezultatet paraprake do të pasohen nga numërime të tjera që mund të ndryshojnë përqindjet aktuale. KQZ vijon procesin e numërimit të votave, ndërsa rezultatet përfundimtare priten në orët në vijim.

Ndërkohë më herët, në Exit Poll-et e botuara, është pikërisht Vetëvendosja e Albin Kurtit, ajo që kryeson. Dhe renditja është identike me atë të rezultatit të fletëve të para të votimit, të numëruara në Qendrat e Votimit. Megjithatë duhet thënë se është vetëm fillimi i numërimeve dhe mund të ketë edhe surpriza rrugës.