Nga Aida TOPALLI
Për pak mbushte 19 vjeç. Quhej Aurelio Dervishi. Vinte nga një familje e thjeshtë, me dy prindër punëtorë. Babain e kishte elektriçist. Mamanë estetiste. Kishte edhe një motër 12 vjeçare. Vetë Aurelio punonte me të atin, kishte filluar punë qësa kishte mbushur 18 vjeç. Të gjithë bashkë jetonin të lumtur në një shtëpi në periferi të Tiranës, në zonën e quajtur Shkozë. Një familje e respektuar, sepse i ati i Aurelios e më vonë edhe ky bashkë me të, ishin bërë të rëndësishëm për shkak të ndihmës që jepnin.
Ishte data 31 mars, rreth orës 10 të mbrëmjes, kur Aurelio Dervishi udhëtonte në automjet me dy shokët e tij, Reni Fusha, Mario Rrezhda dhe një 15 vjeçare me inicialet E.A.
Sapo dalin nga Shkoza, automjetit tip Audi i presit rrugën 1 automjet, nga ku zbresin 4 djem.
Fillimisht përfshihen në një sherr fizik me leva e sende të forta.
Ndërkohë që në një moment, një 15 vjeçar i grupit të autorëve shkon dhe merr një thikë dhe qëllon Aurelio Dervishin, më të pafajshmin e kësaj historie.
Ashtu me plagë thike, shokët e braktisin duke u larguar në drejtim të paditur.
15 vjeçarja ishte në një lidhje dashurore me një nga djemtë 21 vjeçarë që ishin në automjet në të.
Kjo e fundit, kishte qenë më herët e dashura e një prej djemve nga grupi i autorëve.
Përpos aktit makabër ndaj 18 vjeçarit, në pah del edhe një skenë tjetër. Një 21 vjeçar në lidhje dashurie me një 15 vjeçare. Një handikap shoqëror e ligjor i vendit tonë, kohëve të fundit.
Policia ka arrestuar 4 persona, mes tyre një 20 vjeçar, Frensis Shehu, që dyshohet të jetë edhe ish i dashuri i 15-vjeçares.
Ata do të qëndrojnë në paraburgim deri në momentin e përfundimit të hetimeve.