Qindra doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy persona në Lezhë! Disa të tjerë nën hetim
- 18 November, 2024
Finalizohet pas një hetimi disajavor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
Gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ