Qeveria miraton kufizimin e TikTok për 12 muaj, Manastirliu: Prindërit mbështesin masën
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që rekomandon kufizimin e aksesit të aplikacionit TikTok për një periudhë 12-mujore.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se ky vendim ka për qëllim të marrë masa të reja pas shqetësimeve të ngritura për sigurinë dhe ndikimin e këtij aplikacioni, sidomos për fëmijët.
Ajo shtoi se ka filluar komunikimi me përfaqësuesit e TikTok për të shqyrtuar mundësitë e zbatimit të masave. Manastirliu theksoi gjithashtu se shumë prindër kanë shprehur mbështetje për këtë kufizim, duke pasur parasysh pasojat e mundshme të përdorimit të platformës nga adoleshentët.
“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok.
Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manastirliu.