Qeveria i detyron të punojnë 3 vite në vend, studentët e Mjekësisë padisin shtetin shqiptar në Strasburg

Studentët e Mjekësisë kanë bërë një padi kundër shteti shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Padia e tyre lidhet me ligjin e vendosur nga qeveria që i detyron ata të punojnë deri në 3 vite pas përfundimit të studimeve, pasi në të kundërt nuk do të diplomohen.

Më herët studentën e dërguan ligjin në Gjykatën Kushtetuesë, me këtë të fundit që e rrëzoi pjesërisht.

Pas vendimit të gjykatës, qeveria bëri disa ndryshime në ligj, edhe pse punësimi i detyruar mbetet ende në fuqi.

Sipas ndryshimeve, për studentët e vitit të parë për Mjekësi, nga 5 vjet, punësimi i detyruar ulet në 3 vjet.

Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet dy vjet, ndërsa studentët e viteve te fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës. Ndryshimet e propozuara nga qeveria nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029.