Qëndrimi i Edi Ramës ndaj dënimit të Ervin Salianji/ Gazment Bardhi: Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg, deputetin demokrat Ervin Salianji. Me një gjuhë të ashpër, Salianji e cilëson Kryeministrin si të paftyrë dhe frikacak.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.
Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.
Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.
Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!