Qendrat e masazheve, ‘fole’ prostitucioni! Gazetarja: Ka edhe gra të martuara, bashkëshortët janë në dijeni

Gazetarja Aida Topalli deklaroi në emisionin “360 gradë” se në qendra masazhesh, ku në disa ofrohen edhe favore seksuale, punojnë edhe gra të martuara, bashkëshortët e të cilëve janë në dijeni.

Ajo që unë kam konstatuar dhe ato që janë të regjistruara në zyrat e policisë në seksionin e trafiqeve rezulton që të ketë edhe gra, por mes tyre edhe të martuara dhe bashkëshoertët janë në dijeni të aktivitetit që gratë e tyre ushtrojnë“, tha gazetarja.

Pjesë nga diskutimi:

Artur Zheji: Kjo është e vërtetë?

Gazetarja Topalli: Po, patjetër.

Zheji: Një sekond se kjo është shumë e rëndë, ti e ke çertifikuar këtë që gratë ushtrojne prostitucion apo masazhe si është?

Gazetarja Topalli: Bashkëshortët janë shumë të rrallë padiskutim, por në deklaratat që kanë dhënë në polici e dinë që janë punonjëse masazhi dhe ofrojnë edhe favore seksuale sepse ka nevojë ekonomike.

 Zheji: Bashkëshortët japin dakordësi?

Gazetarja Topalli : Ata mbase janë të detyruara ta pranojnë, gratë deklarojnë në polici se janë të detyruar ta bëjnë për arsye ekonomike.

 

Pjesë nga diskutimi:

Aida Topalli: Qendrat e masazheve janë vende ku presupozohet që bëhet masazh por në fakt jepen edhe favore të tjera seksuale dhe bëhen kryesisht nga vajza shqiptare. Grupmosha nuk është e përcaktuar, mund të jenë vajza më të reja, 20-30 vjeç por mund të jenë 35 deri në 45 vjeç. E kanë një lloj kriteri, por nga ajo që janë regjistruar në zyrat e policisë në sesionin e trafiqeve, rezulton se të ketë edhe gra, mes tyre edhe të martuara, ku bashkëshortët të jenë në dijeni të aktiviteteve të tyre. Në deklaratat që japin në zyrat e policisë, thonë gjithmonë që e bëjnë për arsye ekonomike.

Pastori Akil Pano: Me dashje apo pa dashje po krijoni një stereotipizim të ri të burrit, babait, birit apo vëllait shqiptar.

Aida Topalli: Kemi nëna që marrin vajzat e tyre dhe punojnë në qendra masazhi.

Pastori Akil Pano: Flas si baba, bashkëshort dhe si bir. Nuk ka një shëiptar që është baba që të përtypë idenë që e bija e tij është prostitutë.

Aida Topalli: Në teori po, por unë flas nga çfarë kam konstatuar. Nevoja ekonomike i ka bërë njerëzit të bëjnë çfarëdo lloj gjëje.

Pastori Akil Pano: Jo të ndërtojmë një stereotipizim të ri që shoqëria ka ndryshuar dhe burrat pranojnë që bashkëshortet të prostituojnë në qendrat e masazhit dhe pastaj të shkojnë në shtëpi dhe t’u bëjnë mëngjesin burrave të tyre.