Në Nëntor të këtij viti, në Bogota të Kolumbisë do të mbahet Konferenca e 1-rë Ministeriale Globale për t’i dhënë fund Dhunës Ndaj fëmijëve, nën mirëpritjen e Qeverisë së Kolumbisë dhe të Suedisë. Qëndra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka dërguar letër ministres së shëndetësisë Albana Koçiu të tregojë lidershipin, kujdesin dhe vëmendjenmaksimale, që Shqipëria të plotësojë sa më parë kushtet e vendosura dhe të garantojë kështu pjesmarrjen në këtë Konferencë Globale.
Është hera e parë që një event i tillë organizohet në nivel global, i cili fokusohet në marrjen e garancive politike dhe nxitjen e përmirësimit të ligjeve dhe politikave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, në konsultim dhe me pjesmarrjen e fëmijëve, viktimave të dhunës dhe shoqërisë civile.
Megjithatë, ndonëse ftesa ju ka vajtur të gjitha Qeverive dhe Ministrive përgjegjëse për fëmijët, vetëm ato shtete që kanë plotësuar disa kritere bazë
do të frohen zyrtarisht që të jenë pjesë e konferencës.
Në këtë aspekt, Shqipëria deri më tani, nuk ka ndërmarrë asnjë masë që të plotësojë kriteret që të ndjekë këtë konferencë tepër të rëndësishme për fëmijët dhe të drejtat e tyre në Shqipëri. Kushtet bazë që duhen plotësuar sa më shpejt që të jetë e mundur dhe brenda Shtatorit 2024, janë:
- Organizimi i Sesionit Përgatitor – të drejtuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe me pjesmarrjen e ministrive të tjera përgjegjesë për fëmijët, shoqëria civile, fëmijët dhe të rinjtë, si dhe djem dhe vajza që i kanë mbijetuar dhunës. Sesioni përgatitor ka si qëllim të evidentojë politikat dhe veprimet kryesore në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve nga të gjitha format e dhunës (online dhe offline) nga ana e shtetit shqiptar. Pas diskutimit dhe evidentimit të prioriteteve kryesore, vijohet me hapin e dytë.
- Përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentit: “Zotimet e Qeverisë“ – ku përfshihen të gjitha premtimet dhe veprimet kryesore që ju si Ministri përgjegjëse për fëmijët, do të ndërmerrni, në emër të Qeverisë shqiptare, për të eleminuar dhunën ndaj fëmijëve, në mënyrë të veçantë dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve online dhe offline.
Shqipëria, pavarësisht problemeve dhe mangësive që ka në këtë drejtim, përsëri ka bërë një sërë hapash pozitivë përpara për ta ndryshuar situatën. Përgatitja dhe marrja e premtimeve dhe veprimeve politike për ta ndryshuar situatën dhe mbrojtur fëmijët nga dhuna është një angazhim edhe më i rëndësishëm në nivel global që shton përgjegjësinë për Ministrinë dhe Qeverinë shqiptare që dhuna ndaj fëmijëve në çdo formë të saj të eleminohet përfundimisht. Jo më larg sesa Nëntori i këtij viti, ne nënshkruam së bashku me tre Ministri të tjera të Qeverisë shqiptare “Paktin Kombëtar kundër Dhunës ndaj Fëmijëve“. Ky dokument politik fare mirë mund të shërbejë si udhëzues për përgatitjen e Zotimeve të Shtetit. Po ashtu rekomandimet finale të Komitetit për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së janë një dokument tepër i rëndësishëm, ku mund të bazohemi të gjithë së bashku, për të përgatitur Sesionin Përgatitor dhe Premtimet e Shtetit (Governemnt Pledges) Nisur nga urgjenca dhe koha e shkurtër në dispozicion, unë dua t’ju ftoj që të